Shejh AbdulAziz es Sed’han (Allahu e ruajtë) thotë:
Thirrjes së njerëzve në kohë fatkeqësish për të caktuar një ditë për agjërim, ose një kohë për të bërë dua, ose një kohë për të bërë tekbire, i themi:
Në kohën e Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe në kohën e katër prijësave të besimtarëve (radiAllahu anhum) kanë ndodhur fatkeqësi.
A e ka vepruar këtë gjë Profeti (alejhi salatu ue selam) dhe katër prijësat e drejtë? A urdhëruan ata të veprohej kështu?
Nëse kjo vepër do të ishte mirësi, atëherë ata do t’a kishin vepruar para nesh. Por kjo vepër është bidat dhe bidati e shton më tepër fatkeqësinë.
Profili zyrtar në Twitter: Anis Agovi