Vetëm Allahu është Ai i cili meriton të adhurohet!

December 23, 2020

Shejhu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Zoti është Ai i cili meriton të adhurohet.” Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, Ai i cili përkujdeset për robërit e Tij duke u dhënë nga mirësitë e Tij. Zoti është Ai i cili meriton të adhurohet, i pa të meta dhe i Lartësuar është Ai.

Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “O ju njerëz! Njëhsojeni në adhurim (adhurojeni vetëm Atë) Zotin tuaj i Cili është përkujdesur dhe ju ka krijuar juve dhe të tjerët para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm. Ai ua ka bërë Tokën vendqëndim dhe vendbanim, dhe e ka bërë qiellin strehë për vendbanimin tuaj (në të cilin gjenden gjërat e nevojshme për ju si; dielli, hëna, yjet). Ai  u zbret nga qielli (retë) ujë me të cilin mbijnë farat, dhe dalin bimë e fryte tek të cilat është rrizku juaj, kështu që mos adhuroni krahas Allahut të tjerë (të cilët janë si ju; janë krijuar dhe u vjen rrizku prej Allahut.) El Bekare 21-22.

Allahu i Lartësuar e i pa të meta i ka urdhëruar të gjithë njerëzit t’a adhurojnë Atë dhe të heqin dorë nga adhurimi i të tjerëve krahas Tij. Ky është kuptimi i fjalës ‘’La ilahe il-lAllah‘’.

Allahu i Lartësuar ka përmendur kuptimet që përmban adhurimi ndaj Tij: Ai është Krijuesi i tyre (njerëzve), Krijuesi i baballarëve të tyre, Krijuesi i qiejve dhe tokës, Ai i Cili zbret shiun dhe jep rrizqet. Vetëm Ai meriton të adhurohet.

Fjala e Allahut: ‘’O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj!’’ përmban pohimin e adhurimit për Allahun.

Fjala e Allahut: ‘’Mos adhuroni krahas Allahut askënd tjetër!’’ përmban mohimin e adhurimit ndaj të tjerëve përveç Allahut, sepse Allahu i Lartësuar nuk ka asnjë ortak.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Mufesiri i famshëm (komentuesi i Kuranit) ka thënë në tefsirin e tij ‘’Tefsirul Kur’an el Adhijm’’:

Krijuesi i këtyre gjërave është Ai  i cili meriton të adhurohet. Po, padyshim, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Ai i cili “e ka bërë qiellin strehë për vendbanimin tuaj (në të cilin gjenden gjërat e nevojshme për ju si; dielli, hëna, yjet). Ai  u zbret nga qielli (retë) ujë me të cilin mbijnë farat, dhe dalin bimë e fryte tek të cilat është rrizku juaj.” (El-Bekare, 22) Ky është Ai i Cili meriton të adhurohet, këtë e kërkon logjika.

Ai i cili adhuron të tjerë bashkë me Allahun ka devijuar nga rruga e drejtë, dhe ka barazuar me Allahun e Madhërishëm ata që nuk janë si Ai. Allahu nuk ka të barabartë me Të. Ai i cili adhuron bashkë me Allahun tjetërkënd, e ka bërë në veprën e tij të barabartë me Allahun.

Shejh AbduRrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë!

Sherh Thelethetul-Usul

Anis Agovi

Loading...