Vlerat e Zubejrit

February 26, 2017

108/122 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu, nga Sufjani, nga Muhamed bin el Munkedir, nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e (Beni) Kurejdhah tha: “Kush do na sjellë lajmet e popullit (Beni Kurejdha)? Zubejri tha: Unë. Tha: Kush do na sjellë lajmet e popullit (Beni Kurejdha)? Zubejri tha: Unë. E tha këtë tri herë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: Çdo Profet ka pasur havarijun (dishepuj), ndërsa havariju (dishepulli) im është Zubejri.”[1]

109/123 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Ebu Muauijeh, nga Hisham bin Urveh, nga babai i tij, nga Abdullah bin ez-Zubejr, nga Zubejri radijAllahu anhu se ka thënë: “I ka përmendur për mua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të dy prindërit e tij[2] ditën e Uhudit.”[3]

110/124 (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Amar dhe Hedijeh bin Abduluehab, nga Sufjan bin Ujejneh, nga Hisham bin Urveh nga babai i tij se ka thënë: Aisha radijAllahu anha më tha: “O Urveh! Baballarët e tu kanë qenë prej “atyre që iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij edhe pse kishin marrë plagë të rënda.” (Al Imran: 172) Ebu Bekri dhe Zubejri.”[4]

 

Përktheu: Unejs Sheme

————————————————————————–

[1] Buhariu 2846, Muslimi 2415, Tirmidhiu 3745, “Tahrixhul-muhtarah” 433, “Er-rauda en-nedir” 697 dhe “Tuhfeh” 3020.

[2] Duke thënë: “U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty!”

[3] Buhariu 3720, Muslimi 2416, Tirmidhiu 3743 dhe “Tuhfeh” 3622.

[4] Buhariu 4077, Muslimi 2418 dhe “Tuhfeh” 16939.

Dosje:

Loading...