Çfarë lexonte Profeti (alejhi selam) në namazin e drekës?

Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Ebu Daud et-Tajalisiju: Nga Shu’beh: Nga Simaku: Nga Xhabir bin Semurah se: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e drekës lexonteSebbihisme Rabbike el-Eala.” [El-Eala]. Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Muslimi

Shpjegimi

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij: “Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Në të sqarohet se namazi i sabahut është namazi më i gjatë. Allahu Lartësuar thotë: “dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar.” El-Isra, 78

Allahu Lartësuar e ka quajtur namazin e sabahut “Kuran”, sepse leximi i Kuranit në të është i gjatë (shumtë).

Fjala e Tij: “Ue Kuranel-Fexhri” d.m..th. dhe namazi i sabahut.

Kane Mesh’huden” pra, në të prezantojnë (dëshmojnë) engjëjt.

Përktheu: Unejs Sheme

“Teufiku er-Rabbil- Mun’im  bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2