Kremtimi i festës së Mevludit

March 6, 2009

 

Kremtimi i festës së Mevludit

 

 

Falenderimet i përkasin Allahut paqja dhe ndrimet e tij qofshin mbi profetin Muhamed familjen dhe shokët e tij.

 

Të gjithë i dimë argumnetet nga Kurani dhe suneti që urdhërojnë ndjekjen e atyre gjërave që ka ligjëruar Allahu dhe i dërguari i Tij. Nga ana tjetër të gjithë e dimë ndalimin e shtesave në fe. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” [Al Imran; 31]. Gjithashtu thotë: “Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [Arafë; 3]. Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” [Enam; 153].

 

Ndërsa profeti as thoshte: “Fjala më e vërtetë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit dhe gjërat më të këqia janë shtesat në fe.” Në një hadith tjetër Profeti as thotë: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj ajo do ti refuzohet.” Ndërsa në versionin e Muslimit thuhet: “

Kush vepron një punë që nuk përputhet me fenë tonë ajo është e reuzuar.”[1] 

Prej bidateve që kanë shpikur njerëzit është dhe kremtimi i mevludit, e kjo në muajin Rabiul Euel të çdo viti Hixhri. Ata në këtë kemtim ndahen në disa grupe:

Ka prej tyre që thjesht mblidhen dhe lexojnë historinë e lindjes së profetit as, duke shtuar ligjerata dhe ilahi për këtë ceremoni.

 

Disa të tjerë gatuajnë ushqime dhe ëmbëlsira etj dhe ua servirin atyre që prezantojnë cermoninë e mevludit.

 

Ndërsa një grup tjetër e festojnë atë në xhami, e të tjerë e kremtojnë në shtëpi. Por disa të tjerë nuk mjaftohen vetëm me kaq por këtë tubim e pasojnë me gjëra të ndaluara siç është përzierja e grave me burrat, kërcimet dhe meloditë e ndryshme si dhe vepra të ndryshme shirku, sic është kërkimi i ndihmës nga profeti as dhe thirrja e tij për të na ndihmuar kundrjet armiqëve etj.

 

Ky kremtim me të gjitha llojet e tij nuk ka dyshim se është bidat i ndaluar të cilin fillimisht e kanë shpikur shijat Fatimi pasi kishin kaluar tri brezat e lavdëruar nga profeti as. Këtë e bënë për të prishur fenë e Muslimanëve dhe i pari që e përhapi pas tye ishte mbreti el Mudhafer Ebu Seid Kukburi mbreti i Irbilit[2] në fud të shekullit të gjashtë dhe në fillimet e shekullit të shtatë hixhri sic e kanë përmendur historianët si Ibn kethiri dhe ibn Halkani etj.

Kjo është shkurtimisht fillimi i mevludit dhe kemtimi i tij pra ka ndodhur vonë duke i bashkalngjitur dëfrimet, shpërdorimin e pasurisë dhe kohës thjesht për të praktikuar një bidat për të cilin Allahu nuk ka zbritur asnjë argument.

 

Ajo që kërkohet nga një Musliman është që të ngjallë sunetet ti shfarosë bidatet dhe të mos i hyjë një pune derisa të mësojë dispozitën që Allahu ka dhënë për atë punë. 

Dispozita e kremtimit të mevludit: 

Kremtimi i festës së Mevludit është vepër e ndaluar nisur nga disa aspekte:

 

Së pari: Muvludi nuk i takon traditës së profetit as dhe as traditës së prijësave të drejtë kështu që një vepër e tillë konsiderohet bidat i ndaluar. E themi këtë bazuar në fjalën e profetit as që thotë: “Mbahuni pas traditës sime dhe traditës së prijësave të drejtë e të udhëzuar që do vijnë pas meje kapuni fort pas tyre me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura sepse cdo gjë e shpikur është bidat dhe cdo bidat është humbje.” E përcjell Ahmedi (4/126) dhe Tirmidhiu me nr 2676.

 

Së dyti: Kremtimi i mevludit është përngjasim me të krishterët, sepse ata kremtojnë lindjen e Mesihut alejhi selam e tu përngjasosh atyre është veprim i ndaluar. I dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kush i përngjason një populli ai është prej tyre.”[3] Gjithashtu ka thënë: “Kundështoini idhujtarët.”[4] Pra duhet ti kundërshtojmë e veçanërisht kur bëhet fjalë për ritet fetare.

 

Së treti: Kremtimi i mevludit jo vetëm që është bidat dhe përngjasim me të krishterët por njëkohësisht ai është mjet që shpie drejt ekstermizmit dhe teprimit në madhërimin e profetit as. Si pasojë ndodh lutja dhe kërkimi i ndihmës nga profeti dhe jo nga Allahu i Madhëruar, sic shohim të ndodhë në ditët tona. I dërguari i Allahut ka thënë: “Mos më madhëroni siç kanë madhëruar të krishterët birin e Merjemes sepse unë jam vetëm rob i Allahut, prandaj thoni: rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.”[5]

 

Së katërti: Kremtimi i bidatit të mevludit hap drën e shumë bidateve të tjera, lë vend për preokupimin pas tyre (bidateve) nga ana tjetër shkujdesje të madhe ndaj suneteve. Për këtë arsye i gjen bidatcinjtë që janë shumë të zellshëm në kremtimin e bidateve ndërsa ndaj suneteve dembelosen, i urrjenë ato dhe ndjekësit e tij (Sunetit). Në këtë mënyrë feja e tyre u kthye në kremtime të shpikura duke u ndarë në grupacione ku secli grup kremton ditëlindjet e imamëllarëve që kanë.[6]

 

Sic është rasti i mevludit të Bedeviut Desukiut apo Shadhiliut. Akoma pa mbaruar një mevlud ata hidhen për të kremtuar një mevlud tjetër e si rrjedhojë lindi teprimi dhe nderimi i tepruar ndaj të vdekurve dhe filluan tu luten atyre në vend të Allahut. Vepruan kështu me besimin se ata bëjnë mirë dhe keq derisa u zhveshën nga feja islame dhe u kthyen në fenë e injorancës së mëparshme. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”!” [Junus; 18]. Gjithashtu thotë: “Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu” [Zumer; 3].

 

Në përfundim themi:

 

Kremtimi i mevludit me të gjitha llojet dhe format e tij është bidat, dhe u kërkohet muslimanëve të distancohen prej tij dhe të distancojnë të tjerët nga çdo bidat tjetër. Atyre u kërkohet të merren me sunetet dhe të kapen fort pas tyre. Mos u mashtroni me ata që i bëjnë rekalma këtij bidati dhe i dalin zot atij sepse ky grup njerëzish i jep rëndësi më shumë kremtimit të bidateve se suneteve, madje ndoshta nuk i ksuhtojnë fare rëndësi suneteve. Ai që është i tillë nuk lejohet që të ndiqet dhe të merret si shembull, edhe nëse ky lloj njerëzish janë të shumtë në numër.

 

Ne duhet të ndjekim atë që ecën në metodën e suentit dhe selefëve tanë të mirë edhe nëse janë të pakët në numër sepse e vërteta nuk njihet në bazë të njerëzve përkundrazi njerëzit njihet nëpërmjet njohjes së të vërtetës.

 

I dërguari i Allahut as ka thënë: “Ai që do të jetoj më pas do shohë mospajtime të shumta, por u porosis të kapeni pas traditës sime dhe traditës së udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar që do vijnë pas meje kapuni fort pas tyre me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura sepse cdo bidat është humbje.”

 

Nëse mevludin ia parashtojmë argumenteve do të shohim se ai nuk ka asnjë lloj origjine në fe as në traditën profetike dhe as në traditën e prijësëve që erdhën më pas. Atëherë ai është dicka e shpikur dhe bidat që shpie në humbje.

 

I lutemi Allahut të madhëruar që të na bëjë prej atyre që ndjekin librin e Allahut dhe sunetin e profetit as deri në ditën kur të takohemi me të paqja dhe ndrimet e Allahut qofshin mbi muhamedin familjen dhe shokët e tij.

 

Marrë shkurtimisht nga fetvaja e shejhut të nderuar:

Salih el Feuzan el Feuzan

Anëtar i grupimit të Dijetarëve të Mëdhjenj në Arabinë Saudite.

 

Përktheu: Fatjon (Çorapi) Isufi



[1] E përcjell Buhariu me nr 2697, dhe Muslimi me nr 1718.

[2] Qytet në Irak.

[3] E përcjell Ahmedi (2/50) Ebu Daudi (4/314) ndërsa ibn Tejmije e ka konsideruar të mirë Senedin e këtij Hadithi në librin Iktida Siratul Mustekim (1/269) gjithashtu Sujutiu e ka quajtur të mirë në Xhamiu Sagir me nr 8593.

[4] E përcjell Muslimi (1/222) me nr 259.

[5] E përcjell Buhariu (4/142) me nr 3445, El Feth (6/551).

[6] Por kjo nuk ndalon me kaq, përkundrazi tashmë Mevludi lexohet edhe për të vdekurit siç ndodh në trevat tona shqipëtare. Këtë ata e quajnë fe e në rast se një imam nuk e praktikon atëherë në fenë e tij ka probleme. Kështu shprehen ata që nuk kanë lënë në zemrat e tyre vend për dritën e sunetit dhe ndjekjen e profetit as. Sh .p.

Dosje: ,

Loading...