Pyetje: A është e domosdoshme për një msliman që jeton në një vend jomusliman të respektojë ligjet e atij vendi? Siç është p.sh. respektimi i rregullave të trafikut, mosha e përcaktuar që lejon ngarjen e makinës etj.
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut! Në lidhje me ligjet e vendosura në vendet jomuslimane kemi të bëjmë me tri skenare:
1 – Kur këto ligje janë në kundërshtim me atë që ka caktuar Allahu në legjislacionin e Tij p.sh.: Lënia e divorcit në dorë të gruas, mosdhënia e kujdestarisë për babain mbi vajzën e tij pasiqë ajo arrin pubertitetin, dhënia e vajzës të njëjtën pjesë të pasurisë si djalit, pirja e alkoolit, imoraliteti etj. Këto ligje nuk lejohen të veprohen e as të miratohen.
2 – Kur ligjet janë në përputhje me atë që përmendet në mësimet islame. Në këtë rast njeriu duhet t’u përmbahet atyre duke iu bindur Allahut dhe të dërguarit të Tij, alejhi selam.
3 – Kur tekstet islame nuk kanë thënë asgjë për këto ligje por janë në interesin më të mirë të njerëzve, siç janë ligjet që kanë të bëjnë me ngarjen dhe moshën në të cilën lejohet ngarja. Këto ligje duhet të respektohen në përputhje me tekstet fetare të cilat i urdhërojnë muslimanët të jenë besnikë ndaj detyrimeve dhe besëlidhjeve. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Përmbushni detyrimet (tuaja).” |El-Maide: 1|
Si dhe fjala e Profetit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “ Muslimanët janë të detyruar të qëndrojnë tek kushtet e tyre, përveç kushtit që ndalon diçka të lejuar ose lejon diçka të ndaluar.”
E përcjell Tirmidhiu. Shejh Albani e ka klasifikuar si hadith të saktë në “Sahih Ibën Maxheh” me nr. 2353.
Allahu e di më së miri!
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Suneti
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve