A konsiderohet i dalë nga menhexhi ai i cili përzihet me dikë nga jo selefinjtë?
Shejh Ubejd bin Abdullah el Xhabirij
Pyetje: Shejh i nderuar! Allahu të dhëntë mirësi dhe të bekoftë. Dua të parashtroj një cështje të cilën shpresoj të na e sqarosh ashtuqë ta kemi të qartë si drita e diellit.Ka një kategori vëllezërish selefinj të cilët i ndajnë selefinjtë duke i konsideruar dy llojesh: Selefij i qartë(i pastër, i kulluar) dhe selefij jo i qartë(jo i kulluar), për arsye të ndryshme. A është kjo një ndarje e saktë? Nëse nuk është i saktë, atëherë si duhet të jetë sjellja jonë me këta vëllezër, duke marrë parasysh se cështja ka arritur deri aty saqë këto dy palë ofendohen mes tyre dhe tërheqin vërejtjen nga njëri tjetri? Allahu ua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Pyetja jote përbëhet nga dy pjesë: Njëra ka të bëjë me sjelljen që duhet të kemi dhe tjetra ka të bëjë me vlefshmërinë e këtij kategorizimi. Cështja e sjelljes me ta kërkon sqarime të shumta, Allahu u bekoftë, ndaj në lidhje me këtë do mbajmë një ligjëratë të vecantë, me lejen e Allahut.Kurse përsa i përket ndarjes në dy llojesh: Selefij i qartë(i pastër, i kulluar) dhe selefij jo i qartë(jo i kulluar), unë nuk di deri tani të ketë ndonjë bazë fetare të shëndoshë, kurrsesi. Ajo që unë di është ndarja në selefij dhe jo selefij, pra njeriu ose është me menhexh të saktë dhe të qartë, ndaj dhe për këtë i thuhet selefij. Ky selefij mund të ketë butësi në disa cështje dhe qëndrime për shkak të disa dobive që ai i mendon të vlefshme,madje kjo butësi e tij mund ta bëjë atë që të përzihet me njerëz të cilët ne i konsiderojmë të papranueshëm, por sidoqoftë kjo nuk e nxjerr atë nga selefizmi. A e kuptuat këtë, Allahu u bekoftë,kjo është ajo që unë di, kurse ndarjen: ky është selefij i qartë dhe ky është selefij i paqartë, unë nuk e di këtë lloj kategorizimi.
Përktheu: Shuajb Rexha
Marrë nga: