A lejohet shpenzimi i zekatit për ndërtimin e shkollave, qendrave të Kuranit dhe xhamive?
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kjo është e ndaluar. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se zekati nuk duhet të shpenzohet për ndërtimin e shkollave, xhamive e vepra të ngjashme me to, sepse kjo nuk është një nga tetë kategoritë e përcaktuara për shpenzimin e zekatit dhe nuk përfshihet në fjalët “në rrugën e Allahut”.
Sipas dijetarëve në fjalët “në rrugën e Allahut” është për qëllim lufta në rrugë të Zotit. Këtij përfundimi i qëndron shumica e dijetarëve dhe është si konsensus mes tyre se zekati nuk shpenzohet për këto kategori.
Disa nga dijetarët e mëvonshëm besuan se lejohet shpenzimi i zekatit në ndërtim të xhamive, rrugëve dhe shkollave, dhe thanë: Këto klasifikohen si kategori në rrugë të Allahut.
Pra, disa dijetarë të mëvonshëm janë të këtij mendimi. Këtë qëndrim ka zgjedhur edhe “Këshilli i jurisprudencës në ligën e botës Islame” nëse kjo zbatohet në vende jomuslimane. Sepse në këtë rast sipas tyre konsiderohet mjet për t’i ftuar jobesimtarët në rrugën e Zotit. Ndërtimi i një shkolle islame është mjet për thirrjen e tyre, është pjesë e përpjekjes në kētë drejtim dhe pjesë e thirrjes tek Allahu. Nëse shkolla dhe xhamia ndërtohen në tokë të jobesimtarëve atëherë kjo është një nga mjetet më të mëdha për t’i ftuar ata tek Zoti dhe për t’i futur në fenë e Allahut. Ky shpenzim në këtë rast klasifikohet si shpenzim në rrugën e Zotit.
Kjo është një deklaratë e orientuar mirë përsa i përket lejueshmërisë së saj në vendet jobesimtare.
Dijetari i nderuar: Abdulaziz ibën Baz
Përktheu: Arjan Haskasa
Dosje: zekati
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz