A mund të bëhen dy nijete në faljen e dy rekateve namaz?

October 12, 2023

A mund të bëhen dy nijete në faljen e dy rekateve namaz?

Një vëlla pyet: A lejohet bashkimi i sunetit të sabahut me dy rekate për përshëndetjen e xhamisë?

Përgjigje:

Cila është përgjigja? E përmendëm në mësimin e fundit; është lejueshmëria. Argumenti më i afërt me lejueshmërinë është thënia e Pejgamberit a.s.: “Nëse ndonjëri prej jush është i shqetësuar për një çështje le të falë dy rekate të tjera përveç namazit farz.”

Çfarë duhet të falë me dy rekate?! Sunetet pas namazit të drekës e bashkë me to edhe istiharen (lutje për të arritur më të mirën)?!

“Nëse ndonjëri prej jush është i shqetësuar për një çështje le të falë dy rekate të tjera përveç namazit farz.” Asgjë të keqe nuk ka të falesh dy rekate dhe të bësh dy nijete kur koha është e kufizuar.

E kam dëgjuar hoxhën tonë (Albanin) duke dhënë fetva në lidhje me lejueshmërinë e kësaj dhe kam lexuar në fetvatë e Muhamed Rashid Ridasë që edhe ai e lejon diçka të tillë.

Por jo vetëm kaq; Unë kam lexuar Imam Neveviun i cili e ka cekur këtë çështje kalimthi. Pastaj duke u bazuar në fjalët e Imam Neveviut e kam shënuar këtë problematikë në librin tim “Çështje që mundojnë dijetarët”.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Më pyetën për faljen e dy rekate namaz me dy nijete (dy qëllime); e për këtë çështje u mendova mbi njëzet vjet. Pastaj u përgjigja; Shpresoj se për këtë nuk ka asgjë të keqe.”

El-Neveviu jetoi për gati dyzet vjet. Ai përgjatë gjysmës së jetës është menduar për këtë çështje.

Përderisa El-Nevevi pas kësaj ka thënë: “Shpresoj se nuk ka asgjë të keqe” atëherë them se nuk ka asgjë të keqe po të falesh dy rekate namaz me dy nijete.

Shkëputur nga “Kuvendet e dijetarit të nderuar Mesh’hur Hasen Al Selman

Përktheu: Arjan Haskasa

 

 

Dosje: ,

Loading...