Pyetje: Kemi dëgjuar për agjërimin e plotë të muajit Rexheb. A konsiderohet kjo risi apo është vepër e saktë?
Shejh Ibën Bazi -Allahu e ruajt- është përgjigjur: Nuk është legjitime. Kjo është prej veprave të kohës së injoracës prandaj nuk është legjitime që të veçohet me agjërim. Një veprim i tillë konsiderohet i urryer. Nëse personi agjëron një pjesë të tij siç është agjërimi i ditës së hënë dhe ditës së enjte, ose agjërimi i ditëve të bardha, kjo është gjë e mirë dhe nuk përbën problem. Por që ai ta veçojë atë (muajin Rexheb) me agjërim, kjo është gjë e urryer.
Marrë nga libri: “Nurun ala ed-derb”.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije