Cfare gjykimi ka namazi pas nje bidatciu qe u drejtohet varreve?

October 2, 2011

Cfare gjykimi ka namazi pas nje bidatciu qe u drejtohet varreve?

Shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi´ij: Nese ky person qe u drejtohet varreve beson se te vdekurit bejne dem apo dobi se bashku me Allahun apo te shkeputur ne veprimet e tyre nga Allahu, ky besim konsiderohet shirk, idhujtari, ndaj nuk vlen namazi pas ketij personi nese del imam. Kurse nqs ferkohet me dheun e varreve te ketyre te vdekurve ne forme bereqeti apo ulet dhe rri tek varret e tyre duke thene: Ata kane nje pozite te vecante tek Allahu, por nuk beson se ata kane ne dore te sjellin dem apo dobi, ky person konsiderohet bidatci i cili nuk arrin deri ne shirk. Por duhet theksuar se ne pergjithesi keta bidatcinj qe jane te lidhur pas varreve dhe qendrojne tek to apo bejne tavaf rreth tyre apo ferkohen me dheun e varreve, e bejne kete ngas besimi i shtrember qe kane, sic e ka theksuar Muhamed bin Ismail el Emiri ne librin e tij me vlere:Pastrimi i besimit, duke ngritur pikerisht kete pyetje: Valle a mund te qendroje thenia se ata bejne kurban tek varret dhe nuk e kane nga besimi i shtrember?!Valle a vijne nga nje vend i larget qe ta njollosin varrin me gjakun e kurbanit duke mos pasur shtremberim ne akide?!Padyshim e gjithe kjo ndodh nga besimi qe ata kane.(mbaroi citati). Pra nese bidati i tij nuk arrin ne shirk namazi pas tij eshte i sakte, duke mos harruar te themi se atij nuk i takon qe te prije si imam dhe te prije dikush tjeter sepse Allahu thote ne Kuran duke treguar lutjen e roberve te Tij te mire: O Zot, na bej prijesa te te devotshmeve.(Furkan 74). Te prish si imam eshte nderim dhe respekt dhe ndoshta nese lejohet ky bidatci te prije njerezit mendojne se ia aprovon bidatin e tij apo se ai eshte njeri i mire, prandaj nese eshte e mundur qe te shmanget dhe largohet ky njeri nga imamlleku dhe te falet nje person sunij. Nese kjo nuk eshte e mundur atehere keshillojme te faleni ne nje xhami tjeter te Sunetit, nese kjo nuk eshte e mundur ateher nqs e perballoni ndertoni vete nje xhami, kjo eshte me e mira te ndertoni nje xhami Suneti ku te mundeni te zbatoni Sunetin pejgamberik sepse Suneti nuk triumfon nese nuk dallim te qarte mes paleve. Nese nuk arrihet asnjera, pra as nuk e largoni dot ate imam sepse mund te ndodhe fitne dhe trazire, as nuk gjeni nje xhami tjeter suneti as nuk ndertoni dot vete nje te tille, ateher ngelet gjykimi qe nese bidati i tij nuk arrin ne shirk dhe kufr lejohet falja e namazit pas tij sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: Faluni pas tyre sepse nese falen mire eshte shperblim per ju dhe per ata, e nese gabojne eshte shperblim per ju dhe gabim per ata.

Marre nga libri Tuhfetul muxhib fq 84 i shejh Mukbil bin Hadij

Perktheu:Shuajb Rexha

 

Loading...