Pyetje: Qarkullon në internet një postim se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Sad ibën Uekasit: “Gjuaj o Sad, t’u bëftë kurban nëna dhe babai im!”
Ju lutem mund të ma sqaroni këtë thënie?
Përgjigje: Kuptimi i saj është: Jap nënën dhe babanë tim për të shpëtuar apo mbrojtur ty nga e keqja.
Nuk është fjalë shirku por është fjalë nderimi dhe respekti, që thuhet për një njeri të mirë apo për një njeri që ke patur hajër prej tij dhe je gati ta mbash vet të keqen për ta ruajtur atë prej saj.
Pyetësi: A na lejohet ta përdorim sot këtë shprehje ndërmjet njëri-tjetrit?
Përgjigja: Shumë dijetarë e lejojnë këtë gjë. Bazuar në shpjegimin e mësipërm mendoj se nuk ka problem, mirëpo kam frikë se përkthimi “t’u bëftë kurban nëna dhe babai im” nuk është i saktë.
Ndoshta përkthimi i saktë është: “Sakrifikofsha për ty nënën dhe babanë tim.”
Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije