U pyet shejkh Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë: Cila është distanca në të cilën nuk lejohet të kalosh përpara atij që fal namaz?
– Dhe ai tha:
Nëse namazliu ka përpara vetes një sutrah (pengesë), distanca mes tij dhe sutras duhet respektuar dhe askush nuk lejohet të kalojë para tij në këtë hapësirë.
Nëse ai nuk ka marrë sutrah dhe po falet në një sixhade, atëherë në gjatësinë e kësaj sixhadeje nuk lejohet të kalojë askush.
Nëse nuk ka sixhade, atëherë hapësirë që nuk lejohet të kalosh para tij është nga këmbët e tij deri te vendi i sexhdes së tij, nuk lejohet të kalohet në këtë distancë.”
Fetaua nurun aled derb: vëll.4 / fq. 614)
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz