Ka thënë imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) : “Unë lutem për prijësin që të jetë i drejt-udhëzuar dhe të ketë sukses në mirësi, dhe këtë lutje e bëj natën dhe ditën, dhe e shoh këtë si detyrë ndaj meje kundrejt tij” (Es-sunnetu lil khal-lal: 1/183)
Ka thënë Ebu Bekr et -Tartushij (451-520) :
“Kapitulli 40: Çfarë është detyrë për popullin kur prijësi është i padrejtë.
Dije Allahu – të drejtoftë në punë të mira – se koha është enë për njerëzit e saj dhe koka e enës është më e mirë se fundi i saj, ashtu si koka e shtamës është më e pastër se fundi i saj. Prandaj nëse thua: ‘Mbretërit e sotshëm nuk janë si mbretërit e shkuar’, (të them) : edhe populli sot nuk është si popujt e shkuar. Prandaj ti nuk ke më shumë të drejtë ta qortosh prijësin tënd kur shikon historinë e atyre që kanë shkuar prej mbretërve, se sa ka prijësi yt të drejtë të të qortojë ty kur shikon historinë e atyre që kanë kaluar prej popujve. Prandaj kur prijësi bën zullum ndaj jush, është detyrë për ju të bëni durim ndaj tij dhe gjynahu i mbetet atij” (Siraxhul muluk/ fq. 115)
Ka thënë shejkhul islam Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë: “Ajo që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – prej durimit ndaj padrejtësisë së prijësve dhe largimit nga luftimi i tyre dhe largimit nga kryengritja kundër tyre, është më e dobishme për njerëzit në këtë botë dhe në Tjetrën. Dhe ai që e kundërshton këtë qëllimisht apo gabimisht, nuk do të arrijë me veprimin e tij përmirësimin, por shkatërrimin.”
(Minhaxhus sunneh: 4/531)
Të Ngjashme
- Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Shejh Abduselam Berxhes
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si rëndojnë mëkatet? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl