Hyrje në historinë e Profetit (alejhi selam)

Takimi ynë në këtë ditë (në dashtë Allahu i Madhëruar), do të jetë me vargun më të ri të këshillave, me temë: Muhamedi, i dërguari i Allahut. Qëndrime edukative nga historia e të dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij të ndershëm, në të cilën ka mësime, këshilla dhe shembuj.

Këtë temë e zgjodhëm (e morëm) nga libri i Zotit tonë, nga thënia e Tij: “Muhamedi është i dërguari i Allahut, dhe ata që janë me të janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete. Ti i sheh ata kah përulen duke rënë me fytyrë në tokë e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësi ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat dhe gjurmët e sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Teurat dhe po ky përshkrim është dhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet dhe ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet. Ajo e mahnit mbjellësin për t’ua shtuar me të mllefin jobesimtarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”

Ky ajet është ajeti i fundit i sures Fet’h, në të cilin Allahu i thotë të dërguarit të Tij: “Ne ta kemi hapur kraharorin me një hapje të qartë.” Sot pra do të fillojmë këtë varg këshillash. Kjo është dita e parë e vitit hixhri, e vitit 1423 h.

Kjo ditë na kujton hixhretin e Profetit nga Meka për në Medine, me qëllim që të formonte shtetin Islam në Medine, nëpërmjet të cilit u hapën zemrat e robërve dhe vendeve ku shkelën. Me këtë rast e lusim Allahun e Lartësuar, Ai ka mundësi për tu përgjigjur, ta bëjë këtë varg këshillash shkak për shpërnguljen e muslimanëve drejt Zotit të tyre. Për ta adhuruar vetëm Atë dhe të mos i shoqërojnë Atij asgjë. Ti drejtojë tek vepra dhe praktika e të dërguarit të tyre, ta ndjekin vetëm atë dhe të largohen nga bidatet dhe trillimet. Të kthehen në rrugën e sahahabëve dhe ti lënë rruget e shkurtra, në krye të të cilave qëndron një shejtan që i thirr njerëzit për tek ajo. Të jetë kjo shkak për triumfin e qartë dhe fitoren e muslimanëve ndaj armiqve të fesë. Me të vërtetë, Ai ka mundësi për këtë.

Në këtë ajet të bekuar: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, dhe ata që janë me të.”

Allahu i Madhëruar e lavdëron Profetin dhe shokët e tij të ndershëm. Në thënien e Tij: “Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Ai na lajmëron se Muhamedi është i dërguari i Tij. Me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim, ai është vula e të dërguarve dhe profetëve, dhe nuk do ketë pas tij as profet e as të dërguar.

Në thënien e të Madhëruarit:”Dhe ata që janë me të, janë fortë ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes veti.” Allahu i lavdëron shokët e Profetit për sjelljen e tyre të fortë ndaj jobesimtarëve, sjelljen me mëshirë dhe butësi ndaj besimtarëve. Pra, me jobesimtarin i cili është armik i Allahut dhe të dërguarit të Tij, duhet të jesh i fortë. Ndërsa ndaj besimtarit i cili është i kënaqur me Allahun si Zot, Islamin si fe, dhe Muhamedin si të dërguar, duhet të sillesh me mirësi, mëshirë, dashuri dhe butësi.

E si jo, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”  Vëllazëria është një lidhje e fuqishme që lidh besimtarët me njëri-tjetrin.

Profeti na tregon për këtë lidhje të fortë kur thotë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa e cila përforcon njëra-tjetrën.” Kryqëzoi mes gishtave të tij dhe tha: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën, dhe sjelljen e mirë mes tyre, është si shembulli i trupit. Nëse një pjesë e tij ankohet, gjithë trupi ndien dhimbje dhe rri pa gjumë.”

Nëse shikojmë gjendjen e muslimanëve në kohet e sotme, na tregohet komplet e kundërta, përveç atij që ka mëshiruar Allahu: “Të mëshirshëm me jobesimtarët dhe të ashpër me njëri-tjetrin.” Të Allahut jemi e tek Ai do të kthehemi!

Në thënien e të Madhëruarit: “I sheh ata kur bien në ruku dhe sexhde, sesi kërkojnë mirësi nga Allahu dhe kënaqësi.” Allahu, pasi na e bëri të qartë sjelljen e sahabëve me krijesat, na tregon gjithashtu si silleshin ata me Krijuesin. Ata afrohen tek Allahu me punë të mira. “I sheh ata në ruku dhe në sexhde.” Në një ajet tjetër: “E që për hir të Zotit të tyre e kalojnë natën duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë.” Cfarë duan me këtë adhurim? “Shpresojnë mirësi nga Allahu dhe kënaqësinë (e Tij).” Pra, me adhurimin e tyre kërkojnë fytyrën e Allahut, kënaqësinë e Tij dhe Xhenetin.

Besim i sinqertë, vepra të mira, dhe sinqeritet për Allahun e Madhëruar. Kjo u shfaq në fytyrat e tyre. Allahu thotë: “Shenjat në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes.”

Shikoje një person në namazin e sabahut i cili qëndron për hir të Allahut në sexhde apo në këmbë. E sheh sesi lartësohet drita (shtohet) në fytyrën e tij. Dhe shiko tek një burrë tjetër që e lë namazin, ha kamatën, vazhdon në gjynahe ndaj Allahut. Në fytyrën e tij shikon errësirë dhe poshtërim.

Më pas, Allahu na lajmëron se shembulli i sahabëve përmendet edhe në Teurat, para se ai të keqinterpretohej. “Ky eshte përshkrimi i cilësive të tyre në Teurat. Po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet.” Shiko tek bimët sesi e fillojnë zhvillimin e tyre: të vogla, pastaj rriten, pastaj nxjerrin filiza, sytha, pastaj japin fryte dhe e mahnitin mbjellësin.

Sahabët në fillim ishin pak e pastaj u shtuan, pastaj u bënë të fuqishëm, e pastaj krijuan shtet. Me të gjitha këto që arritën i mërziten jobesimtarët, dhe çliruan botën nga lindja e deri në perëndim. Për këtë Allahu u premtoi falje dhe shpërblim të madh. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”

“Subulus Selam fi Sirati Hajril Enam”

“Historia e Profetit alejhi selam”

Shkroi: Ebu Islam Salih Taha

Përktheu: Aisha Gjoni