Kur është koha kur theret kurbani në ditën e Bajramit

Transmetohet nga Xhundub bin Abdullah el-Bexhelij radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u fal ditën e Bajramit, pastaj mbajti hutben dhe më pas bëri kurban e tha: “Kush e ka therur kurbanin para namazit të Bajramit, le të ther një tjetër në vend të tij, ndërsa ai që nuk ka ther, le të ther tani dhe të thotë “Bismil-lah“.

Transmetuesi hadithit:

Xhundub bin Abdullah el-Bexhelij radijAllahu anhu.

Nxjerrja e hadithit:

Buhariu (985) dhe Muslimi (1960)

Tema e hadithi:

Falja e namazit para hutbes dhe ndalimi i therjes së kurbanit para namazit.

Shejh Abdurrahman es-Sadij (Allahu e mëshiroftë!): Në hadith ka argument se hutbja është (mbahet) pas faljes së namazit të Bajramit, ndërsa therja e kurbanit bëhet pas tij.

Therja e kurbanit para faljes së namazit të Bajramit nuk pranohet (nuk konsiderohet kurban). Qoftë dhe nga i padituri.

Përmendja e Allahut (thënia Bismil-lah) në therje. Ai mish në të cilin nuk përmendet emri i Allahut (nuk theret me Bismil-lah) apo përmendet emri i dikujt tjetër përveç Allahut, ai konsiderohet i ndytë/ngordhur dhe nuk lejohet të hahet. Siç ka thënë Allahu Lartësuar: “Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah!” El-Enam, 121

Pëlqyeshmëria e therjes së kurbanit pas përfundimit të hutbes. Prej traditës së tyre (sahabëve) ishte therja e kurbanit në namazgjanë ku falet namazi i Bajramit për të shfaqur ritualet (simbolet) e fesë, ndërsa të varfërit të marrin prej mishit të kurbanit.

Sherh Umdetil-Ahkam

Përktheu: Unejs Sheme