A është obligim mësimi i shkencave të ndryshme?

A është obligim mësimi i shkencave të ndryshme?

Falënderimi i takon Allahut!

Përsa i përket shkencës (përveç shkencave të Sheriatit), si p.sh. nxjerrjes së metaleve dhe mineraleve, shkencës bujqësore dhe të gjitha shkencave të dobishme, mësimi i tyre mund të jetë i detyrueshëm sidomos ato për të cilat muslimanët kanë nevojë, dhe kjo konsiderohet farz kifaje.[1]

I pari i vendit duhet të urdhërojë atë për të cilën muslimanët kanë nevojë dhe t’i ndihmojë specialistët e asaj fushe për ta arritur atë, d.m.th. duke i ndihmuar të bëjnë atë që do t’u sjellë dobi muslimanëve dhe do t’i forcojë kundër armiqve të tyre. Veprat e një personi do të shpërblehen sipas qëllimeve të tij. Ajo vepër (mësimi i një shkence të dobishme) do të llogaritet si adhurim ndaj Allahut nëse qëllimi i tij është i saktë dhe i sinqertë. Nëse ai e bën këtë pa asnjë qëllim atëherë do të llogaritet si vepër e lejuar, e kam fjalën për llojet e lejuara të prodhimit, nxjerrjes së mineraleve, bujqësisë etj.

Të gjitha këto janë çështje thelbësore, por nëse bëhen me qëllimin e duhur ato mund të jenë edhe akte adhurimi. Nëse nuk ekziston një qëllim i tillë, atëherë ato mund të jenë gjëra të lejuara. Mësimi i tyre mund të jenë farz kifaje në disa raste kur e kërkon nevoja. I pari i vendit duhet ta kërkojë këtë nga kushdo që është i kualifikuar për ta bërë, sepse ato janë çështje thelbësore dhe  nevoja emergjente por që ndryshojnë sipas qëllimit dhe sipas nevojës.

 

Marrë nga libri “Dija dhe moralet e bartësve të saj” i autorit AbdulAziz bin Baz, fq. 15.

Përktheu: Fatjon Isufi

—————————————-

[1] Obligim kolektiv, që nëse e kryen njëri bie obligueshmëria prej të tjerëve dhe nuk ngakohen me mëkat.