Një hadith madhështor i cili përmbledh identitetin, moralin dhe karakterin e muslimanit të vërtetë!

November 9, 2020

Një hadith madhështor i cili përmbledh identitetin, moralin dhe karakterin e muslimanit të vërtetë!

Profeti ynë i dashur ka thënë: “Njeriu më i dashur tek Allahu i Madhëruar është ai që është më i dobishmi për njerëzit. Vepra më e dashur tek Allahu i Madhëruar është gëzimi i një muslimani apo largimi i një brenge të tij, larja e borxhit të tij apo shuarja e urisë së tij.

Është më e dashur tek unë ecja me një vëlla kur ai ka nevojë sesa të bëj itikaf (qëndrimi në xhami pa dalë nga ajo me qëllimin e adhurimit) në këtë xhami (ka për qëllim xhaminë e vet, pra xhamia e të Dërguarit të Allahut në Medine (paqja e Allahut qoftë mbi të) për një periudhë një mujore.

Ai i cili ndal inatin e tij, Allahu ka për t’i mbuluar të metat e tij.

Ai i cili përmban zemërimin – e nëse do që të përmbahet ka për t’u përmbajtur – ka për t’ia mbushur Allahu zemrën e tij me shpresë në Ditën e Gjykimit.

Ai i cili ecën me vëllain e tij kur ka nevojë derisa t’a kryejë atë, Allahu ka për t’ia forcuar këmbët e tij ditën kur do të tronditen këmbët (Ditën e Gjykimit).

Me të vërtetë që morali i keq e prish punën ashtu sikurse e prish uthulla mjaltin.”

{Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Es-Sahiha” me nr.906}

Shuajb Rexha

Dosje: ,

Loading...