Pse surja El Bekare mori këtë emër?

September 2, 2024

Surja El Bekare mori këtë emër për një arsye të veçantë që shumica e njerëzve mund të mos e vërejnë.
Në këtë sure janë përmendur shumë tregime reale që përfshijnë ringjalljen e të vdekurve, duke shërbyer si dëshmi për ringjalljen në Ditën e Kiametit. Një nga tregimet e para në këtë sure është tregimi i Bekares (lopës). Allahu i Lartësuar i urdhëroi Beni Israilët të godisnin trupin e të vrarit me një pjesë të lopës, dhe ai u ngrit për të treguar se kush e kishte vrarë.

Në këtë sure ka shembuj të tjerë të ringjalljes së njerëzve pas vdekjes së tyre. Për shembull; kur bijtë e Izraelit u goditën nga një tërmet, Allahu i Lartësuar i ringjalli pas vdekjes së tyre.

Po ashtu, në tregimin e Uzejrit Allahu e bëri që të vdiste për njëqind vjet dhe më pas e ringjalli.

Një tjetër tregim është ai i Ibrahimit kur ai sfidoi Nemrudin, mbretin e asaj kohe, duke thënë se vetëm Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen.

Në një tjetër rast, Allahu i Lartësuar ringjalli zogjtë për Ibrahimin pasi ai i kishte therur dhe i kishte ndarë në katër pjesë, duke vendosur një pjesë në çdo mal.
Kjo sure madhështore përmban shumë tregime të tilla.

✍ Autor: Sead esh Shithri

Dosje:

Loading...