Pyetje: A ka dallim mes ‘Kada’-së dhe ‘Kader’-it?

October 27, 2014

Dijetarët thonë se: Kaderi është ajo që është shkruar më parë në ‘Leuhul Mahfudh’ (Pllakat e ruajtura).
Në Kader bën pjesë:

1. Dija e Allahut, pastaj
2. Shkrimi i kësaj dije në ‘Leuhul Mahfudh’ (Pllakat e Ruajtura). Pastaj
3. Engjëjt e marrin këtë prej ‘Leuhul Mahfudh’ dhe për këtë atyre u jepet leje në ‘Natën e Kadrit’. “Ne e zbritëm atë në një natë të begatë, Ne jemi paralajmërues (vërejtje-tërheqës). Në të ndahet çdo çështje e urtë. Urdhërprej Nesh…” (Dukhan: 3-5) Pra çështja e urtë ndahet ‘Natën e Kadrit’. Ndryshimi që ndodh nuk ka lidhje me Dijen e Allahut, ndryshimi i ndodh asaj që ka shkruar engjëlli (Sh.p: kur njeriu ishte katër muajsh në barkun e nënës). Për këtë Allahu thotë në suren Er- Ra’d: “Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon (çfarë të dojë), dhe tek Ai gjendet Libri Bazë (Leuhul Mahfudh) Kështu që, ndryshimi ndodh në ato që gjenden te engjëlli dhe ato që gjenden në ‘Leuhul Mahfudh’ (dhe jo në dijen e Allahut).
4. Dhe besojmë se Allahu ka Dëshirë e cila nuk ndalet para asgjëje.
Pra zbatimi i gjërave (që janë të shkruara) quhet “Kada”, ndërsa Dija e mëparshme quhet “Kader”. Pra “Kada” është zbatimi i “Kaderit”. Ndërsa “Kader” quhet Dija e Allahut e mëparshme, përpara se të ndodhte veprimi. Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri!

Përktheu: Emin Bilali

https://www.facebook.com/video.php?v=1541116339438127

Loading...