Sjellja me miqtë sipas imam Shafiut. Ky moral i humbur në këto kohë

August 23, 2012

Junus bin Abdul Eala ka thënë: Një ditë prej ditësh Shafi`iu (Zoti e mëshiroftë) më tha mua:O Junus! nëse të vjen ndonjë lajm i pakëndshëm në lidhje me mikun tënd kundrejt teje, ki kujdes, mos u ngut të sillesh ndaj tij me armiqësi,shkëputje të miqësisë, duke e zhdukur bindjen e sigurtë me dyshime.Përkundrazi takoje dhe thuaji:Më ka arritur një lajm i tillë prej teje. Bëj kujdes që të mos e përmendësh emrin e lajmëtarit. Nëse ai e mohon, atëherë thuaji: Ti je më i besueshëm dhe më me integritet tek unë.

Mos shto asgjë më shumë se kaq.

Nëse ai e pranon gabimin, po qe se i gjen arsye justifikimi,pranoje shfajësimin e tij,nqs jo pyete:Cfarë të shtyu apo kishe për qëllim me këtë veprim apo thënie?Nqs përmend dicka të vlefshme, pranoje prej tij, nqs nuk e sheh të qëndrueshëm shfajësimin e tij dhe s`ka shteg, atëherë konsideroje që ka kryer gabim ndaj teje. Këtu të lind e drejta të zgjedhësh ndërmjet faljes apo t`i përgjigjesh me të njëjtën mënyrë, por falja është më e mirë, më afër devotshmërisë dhe më fisnike, sic ka thënë i Lartësuari: “Shpërblimi ndaj të keqes bëhet me dicka të njëjtë apo të ngjashme, por kush fal dhe përmirëson e ka shpërblimin tek Allahu”(Shura 40). Nëse të ngacmon shejtani që të marrësh hak në të njëjtën mënyrë, atëherë kujto të mirat që ke përjetuar me atë njeri dhe mos i zhvlerëso ato të mira për shkak të kësaj të keqeje, sepse kjo do ishte padrejtësia e vërtetë.Njeriu i mirë lutej duke thënë:Allahu e mëshiroftë atë person i cili i përgjigjet të keqes time pa e tejkaluar kufirin ndaj meje dhe duke mos ma shkelur të drejtën time.

O Junus! Nëse ke ndonjë mik, atëherë mbaje fort atë me të dyja duart, sepse zënia e mikut është e vështirë ndërsa braktisja shumë e lehtë.

Njeriu i mirë e përngjasonte lehtësinë e shkëputjes së marrëdhënieve me shembullin e një fëmije i cili hodhi në pus një gur të madh, gjë të cilën e kishte të lehtë, ndërsa për ta nxjerrë nga pusi është e vështirë edhe për burrat.Kjo ishte porosia ime për ty, ues-selam.

Marrë nga libri Meuaidhul imami Shafi`ij f. 11.
Përktheu Shuajb Rexha.

Dosje:

Loading...