Falja e dy rekateve në shtëpi pas namazit të Bajramit

Sunet i harruar:

Falja e dy rekateve në shtëpi pas namazit të Bajramit.

Transmetohet nga Ebu Seidi (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk falte asgjë para namazit të Bajramit, por kur kthehej në shtëpinë e tij falte dy rekate.” Transmeton Ibën Maxhe me zinxhir të mirë (hasen). Hadithin e ka konsideruar të mirë shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Irvau” (3/100).

Çfarë përfitohet nga hadithi:

  • Lejimi i faljes së namazit vullnetar (nafile) në shtëpi pas kthimit nga namazgjaja (ky konsiderohet sunet i harruar).
  • Urrehet të falet namaz (nafile) në namazgja pas përfundimit të namazit të Bajramit.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme