Pyetësi thotë: Unë kam një fëmijë mosha e të cilët është nëntë vjeç. A ta zgjojë atë për faljen e namazit të sabahut?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Po. Nëse njeriu ka fëmijë qoftë djemë apo vajza, të cilët kanë arritur moshën dhjetë vjeçare, le t’i zgjojë ata (për namazin e sabahut). E qoftëse janë nën këtë moshë, nëse ai i zgjon për të falur namazin e sabahut, kjo është më e mira e në të kundërt (nëse nuk i zgjon) ai nuk ngarkohet me gjynah. Por më e zgjedhura (e mira) në këtë çështje është që ai t’i zgjojë ata. Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen kur t’i mbushin shtatë vjet, goditini (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani mes tyre në krevate[1].”[2]
“Fetaua nurun ala ed-derb”
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Mos i lini të flenë bashkë në këtë moshë.
[2] Transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi. Hadithin e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi