Çfarë është dita e ashures?

Çfarë është dita e ashures?

Ka thënë Neveviu rahimehu Allahu عاشوراءُ وتاسوعاءُ janë dy emra memdude[1], kjo është e njohur në librat e gjuhës. Kanë thënë dijetarët tanë: ashura është dita e dhjetë e Muharremit kurse tesua është dita e nëntë … këtë e kanë thënë edhe xhumhurët (shumica e dijetarëve) … këtë e tregojnë dhe tekstet e  haditheve , kjo është e njohur dhe tek gjuhëtarët (el-mexhmu).

Ky është emër islam që nuk është njohur në xhahilijet (para islamit).

Marrë nga libri: KishafAl- kine’ vëllimi i dytë – agjërimi i Muharremit.

Ka thënë IbënKudamerahimehu Allah: Ashura është dita e dhjetë e Muharremit, ky është dhe mendimi i SeidbinAl-Musejib dhe Hasenit sepse ka transmetuar IbënAbasi, ka thënë:  “Ka urdhëruar profeti sala Allahu alejhiue selam për agjërimin e ditës së ashures  në ditën e dhjetë të Muharremit”. E transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë: hadith hasen sahih.

[1]Term që lidhet me gramatikën e arabishtes, quhet çdo lloj emri që vjen në këtë formë me elif të zgjatur dhe hemze në fund.