Fetvaja me nr. 11304.
Pyetje: Çfarë janë hadithet kudsij dhe pse quhen të tilla?
Përgjigje: Hadithet kudsij janë ato thënie të cilat i përcjell Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga Zoti i tij, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam. Ose janë shpallje e drejtpërdrejtë në gjendje zgjimi ose në ëndërr. Fjala Kudsij rrjedh nga fjala kuds, që do të thotë pastërti dhe dlirësi. Hadithet kudsij i dedikohen Allahut, i Cili ndër emrat e Tij të bukur ka edhe emrin el Kuddus, që do të thotë: I Dlirësuar nga çdo e metë dhe mangësi.
Allahu e jep suksesin.
Komsioni i përhershëm i fetvave dhe studimeve akademike:
Abdulaziz bin Bazi
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- A nuk ia vlen të shfrytëzosh pak minuta çdo natë për një shpërblim kaq të madh? Dr. Fatmir Strumi
- Rëndësia e Ruajtjes së Sekretit Dr. Behar Hyseni
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Suneti është shpallje nga Allahu sikurse Kurani – 1 – Dr. Behar Hyseni