Disa dispozita lidhur me sutren ne namaz!
– Është detyrë të pengohet ai që kalon mes namazliut dhe sutres së tij edhe nëse kalimtari është fëmijë. Këtë e themi duke u bazuar në hadithin e përgjithshëm ku i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Cilido që falet para diçkaje që e përdor si sutre për ta ruajtur nga kalimi i njerëzve dhe ndonjëri kërkon të kalojë para tij, le ta pengojë atë.” [Ibn Baz].
– Nuk prishet namazi nëse përpara namazliut kalon fëmija mashkull apo femër qoftë ai, përderisa femra nuk ka arritur moshën e pjekurisë, edhe pse kalimi i fëmijëve e pakëson shpërblimin. [Ibn Uthejmin].
– Ulja e fëmijës pa lëvizur në anën e kiblës së namazliut nuk prish punë, përderisa nuk pritet të bëjë zhurmë dhe probleme. [Ibn Uthejmin].
Të Ngjashme
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- Qëndrimet e namazliut para Zotit të Lartësuar Udha e Besimtarëve
- Ajo ditë do të jetë e vështirë për mohuesit Udha e Besimtarëve
- Pyetje-përgjigje me shejh Salih el-Feuzanin Udha e Besimtarëve