2- Pyetje: Disa edukatorë shkruajnë histori mbresëlënëse dhe shumë tërheqëse çka lë gjurmë tek lexuesi por ajo është pjellë e imagjinatës, çfarë gjykimi ka kjo?
Përgjigje (e IbënUthejminit): Nuk ka gjë, ska gjë nëse ato kurojnë probleme fetare, morale ose sociale sepse sjellja e shembujve me histori të supozuara jo reale nuk ka problem, madje disa dijetarë e kanë përmendur këtë në disa shembuj të Kuranit Kerim se ato nuk janë reale por që Allahu i ka sjellë si shembuj, si fjala e Allahut të madhëruar: (Sjell Allahu si shembull dy burra njëri memec që nuk mundet të bëjë gjë dhe ai është ngarkesë për kujdestarin e tij, kudo që e udhëzon nuk sjell hajër, a barazohet ai me atë që urdhëron për drejtësi dhe është në rrugë të drejtë). Nuk mendoj se ka gjë në këtë sepse për qëllim është paralajmërimi, por nëse ndodh që njeriu të ketë dije nga libri dhe syneti pastaj ndeshet në ajetet ku ka kurim të problemeve, i shpjegon ato dhe i komenton dhe sjell shembuj të ngjashëm, kjo është më mirë. Po kështu të përmendë hadithe, ti komentojë ato dhe të sjellë të ngjashme, kjo është më mirë, padyshim.
Të Ngjashme
- Dikush kryen mëkate dhe thotë: Besimi është në zemër! Shejh Salih el-Feuzan
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve