Përmbledhje rreth dobive të namazit

March 7, 2017

  1. Nuk ka dyshim se falja e namazit me xhemat bashkë me muslimanët e tjerë në shtëpitë e Allahut (xhamitë), është prej obligimeve më të rëndësisshme. Ai (namazi me xhemat) është prej shenjave të Islamit. Prandaj, detyrë për çdokënd që ka arritur moshën e pjekurisë është që t’i jap rëndësi këtij namazi dhe të kujdeset për të, të nxitojë për faljen e namazit me xhemat bashkë me muslimanët dhe të largohet nga përngjasimi me munafikët.                                         Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  2. Mosfalja e namazit me xhemat në xhami është prej shkaqeve më të mëdha për lënien e namazit në tërësi, dhe dihet se lënia e namazit është kufër, humbje dhe dalje prej rrethit të islamit. Bazuar kjo në fjalën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ka thënë: “Ndërmjet personit, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.” E ka nxjerr Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike” nga Xhabiri radijAllahu anhu. Po ashtu, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Marrëveshja ndërmjet nesh dhe tyre është namazi. Kush e lë atë (nuk e fal) ai ka mohuar.” Transmeton imam Ahmedi dhe autorët e katër suneneve me zinxhir autentik. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  3. Detyrë për çdo musliman dhe muslimane është që të tregojë kujdes maksimal që mos të përngjasohen me munafikët në veprat dhe fjalët e tyre, në konsiderimin e namazit si të rëndë dhe mosprezantimin në faljen e namazit të sabahut dhe jacisë, në mënyrë që mos të ringjallet bashkë me ta. Saktësohet nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë: “Namazi më i rëndë për munafikët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë vlere të madhe ka në to do vinin (në faljen e tyre) duke ecur këmba-doras.” Mutefekun alejhi.. Dhe ka thënë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush i përngjet një populli ai është prej tyre.” E transmeton imam Ahmedi prej hadithit të Abdullah bin Umerit, radijAllahu anhuma, me zinxhir të mirë. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  4. Detyrë për ty dhe për secilin musliman që ka mundësi është falja e namazit në xhami me xhemat. Nuk i lejohet personit të falet në shtëpi veçse kur ka arsye legjitime, si p.sh. sëmundja dhe frika. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  5. Kush dëgjon ezanin le t’i përgjigjet thirrjes (të shkojë në xhami). Detyrë për muslimanët është që t’i përgjigjen thirrëzit (muezinit) për faljen e namazit në xhami, përpos rastit kur ka arsye legjitime. Saktësohet se një njeri i verbër i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Unë nuk kam askënd të më çojë në xhami. A më lejohet të falem në shtëpi? I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: A e dëgjon thirrjen për namaz (ezanin)? Tha: Po! Tha: Atëherë përgjigju thirrjes. Këtij njeriu të vërbër i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, iu përgjigj me fjalën: Atëherë përgjigju thirrjes.” Në një transmetim tjetër thotë: “Nuk shoh lehtësim për ty.” Prandaj është detyrë për muslimanët që ta falin namazin me xhemat në xhami. Ai që e vonon atë duke mos pasur arsye legjitime ai ka përngjasuar me munafikët. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  6. Detyrë për muslimanin është që ta këshillojë vëllain e tij kur e sheh që nuk prezanton në faljen e namazit të sabahut dhe namazeve të tjera (në xhami). Fqinji e këshillon atë (fqinjin e tij), dhe po ashtu imami dhe muezini e këshillojnë dhe nuk lihet (pa u këshilluar). Prej formës së këshillës është që disa prej vëllezërve shkojnë tek ai dhe e këshillojnë duke i thënë: “O filan, nuk të shikuam sot (për namaz) ose nuk të kemi parë 2-3 ditë dhe u frikësuam se mos je sëmurë.” Prandaj e këshillojnë se ndoshta kjo bën dobi tek ai dhe përmisohet. Ibën Bazi tek libri “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  7. Detyrë për ty (i drejtohet pyetësit) është që t’i frikësohesh Allahut të Lartësuar dhe të tregosh kujdes për faljen e namazit të sabahut dhe namazeve të tjera me xhemat në xhami. Shpejto të flesh herët në mënyrë që të kesh mundësi të ngrihesh në kohën e duhur për të falur namazin e sabahut me xhemat në xhami. E assesi nuk lejohet ta falësh namazin në shtëpi përpos kur ke arsye legjitime siç është sëmundja apo frika. Allahu na dhëntë sukses të gjithëve për t’u kapur fort tek e vërteta dhe të na forcojë në të! Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  8. Namazi me xhemat nuk është detyrë për gratë, dhe nuk përbën problem nëse ato falen me xhemat në mënyrë që të mësojnë dhe përfitojnë nga njëra-tjetra. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  9. Nëse imami përfundon namazin dhe kujtohet se është falur pa abdes ai duhet ta përsërisë namazin, ndërsa namazi xhematit është i saktë dhe nuk duhet ta përsërisin. Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.
  10. Nuk lejohet që personi ta vazhdojë namazin duke qenë pa abdes. Detyrë për të është të ndërpresë namazin për të marrë abdes dhe pastaj të falet. Nëse nuk mundet të dalë për shkak të njerëzve të shumtë (rreshtave) atëherë duhet të ulet në vendin ku është derisa të përfundojë namazi, pastaj të dalë të marrë abdes dhe të falet. Bazuar kjo në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Frikësojuni Allahut sa të mundeni.” |Et-Tegabun: 16| Dhe në fjalën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk pranohet namazi pa pasur abdes.” E ka nxjerrë Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike”. Allahu na dhëntë sukses të gjithëve! Ibën Bazi në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 12.

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

 

Loading...