A lejohet leximi i Kuranit shtrirë, në këmbë, apo duke ecur?

• August 20, 2017

Pyetja e dytë nga fetvaja me nr. 7720:

A lejohet leximi i Kuranit shtrirë, në këmbë, apo duke ecur?

Përgjigje: Po, lejohet, sepse në origjinë kjo gjë s’ka ndonjë ndalesë. Përveç kësaj, nuk ekziston ndonjë argument nga sheriati që e ndalon. Nga ana tjetër, ekziston fjala e përgjithshme ku Allahu i Lartësuar i cilëson të zotët e mendjes duke thënë: “Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.” | Al Imran: 191.

leximi i Kuranit konsiderohet prej dhikrit (që përkujtohet me të Allahu).

Prej Allahut vjen ndihma! Paqja qoftë mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!

 

Komisioni i përhershëm i fetvave:         

Abdullah Gudejan

Abdurrazak El Afifij

Abdulaziz bin Bazi

Përktheu: Arjan Gazidede

Loading...