Fetvaja nr. 6193, pyetja nr.5.
Me çfarë i sfidoi Allahu i plotfuqishëm ata që dyshojnë në shpalljen e Kuranit tek i Dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të?
Allahu i Lartësuar i sfidoi ata të sillnin të njëjtën gjë si Kurani, ose dhjetë sure, ose një sure si ato në Kuran, dhe ata nuk mundën ta bënin këtë. Allahu i Lartësuar e ka përshkruar këtë duke thënë: “Thuaj: Sikur njerëzit dhe xhinët të tuboheshin për të sjellë një Kuran të ngjashëm me këtë, ata nuk do arrinin ta bënin këtë edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.” | Isra: 88 |
Gjithashtu, i Lartësuari ka thënë: “A po thonë: Ai e ka trilluar atë? Thuaj: Atëherë sillni dhjetë sure (kapituj) ashtu si dhjetë sure që ka ai, dhe thirrni në ndihmë për këtë kë të mundeni përveç Allahut nëse jeni të sinqertë.” | Hud: 13 |
Po ashtu i Lartmadhëruari ka thënë: “A po thonë: Ai e trilloi atë? Thuaj: Silleni atëherë një sure të ngjashme (me një prej sureve të tij), dhe thirrni kë të mundeni përveç Allahut nëse jeni të sinqertë.” | Junus: 38 |
Suksesi është vetëm prej Allahut! Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe për fetva
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar i komisionit: Abdurrazak Afifi
Kryetar: Abdulaziz bin Baz
Përshtati: Bashkim Selmani
Dosje: Kurani, Pyetje, Virtyti
Të Ngjashme
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi