Përse këndohen tre suret e fundit të Kuranit?

Përse këndohen tre suret e fundit të Kuranit, për mbrojtje apo për shërim?

1 – Surja Ihlas përmban kulmin e njësimit në aspektin e diturisë dhe të besimit, dhe pohimin e njëshmërisë së Allahut e cila nënkupton mohimin e çdo ortaku prej Tij.
2 – Ndërsa dy mbrojtëset (Felek dhe Nas) të ruajnë nga çdo gjë e keqe në mënyrë të përgjithshme dhe të detajuar (e madhe apo e vogël). Sepse kërkimi i mbrojtjes nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar përfshin çdo të keqe prej së cilës njerëzit ruhen, qoftë ajo e keqe trupore apo shpirtërore.
3 – Sureja e dytë (Nas) përfshin kërkimin e mbrojtjes nga e keqja e shejtanëve prej njerëzve apo prej xhinëve.
Këto dy sure kanë përmbledhur kërkimin e mbrotjes nga e keqja, dhe ato janë madhështore për mbrojtjen e njeriut nga çdo e keqe përpara se të ndodhë ajo. Prandaj Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e porositi Ukbe ibn Amir që t’i lexojë ato pas çdo namazi.

Ibnul Kajjim në librin: “Et-tibbu en-nebeuij” (4/180).

Emin Bilali