Allahu ju nderoftë shejh i nderuar, dikush pyet:
është përhapur kohëve të fundit akuzimi me fjalën se filani nuk është selefi, apo nuk është prej selefive, a konsiderohet kjo fjalë se ai është bidatçi ndaj dhe duhet patjetër që t’i ngresh argumentin atij?!
Përgjigja: Në realitet, unë tërheq vërejtjen nga këto akuza, falënderimi i takon Allahut, muslimanët dhe nxënësit e dijes me lejen e Allahut, tek të gjithë ka mirësi, të gjithë janë në besimin e selefëve. Nëse dikush ka mangësi në vepra, apo injorancë nuk mund ta nxjerrim atë prej selefizmit. Kjo nuk lejohet, kjo fjalë nuk ekziston mes vëllezërve, nxënësve të dijes, e muslimanëve, e as në vendet e muslimanëve, nuk duhet të ekzistojnë fjalë të tilla, porse ekziston këshilla, nëse shikon ndaj vëllait tënd diçka e këshillon atë. Por që ta konsiderosh se nuk është prej selefëve e as prej selefive?! Ndoshta ti akoma nuk e ke kuptuar selefizmin! Disa prej tyre pretendojnë Selefizmi dhe ata ende nuk e di se çfarë është. Nëse e shikon atë, shikon se ai nuk është selefi. E Nëse do të pyesni se çka është Selefizmi dhe çfarë do të thotë, nuk e dinë.
Përktheu: Ylli Rama
Marrë nga: http://www.alfawzan.ws/node/9918
Të Ngjashme
- Ngrënia në të njejtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të vritet qeni që dëmton bagëtinë? Lexhnetu Daime
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno