Zekati

Kujt i Jepet Zekati

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfërit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata që doni tua përfitoni zemrat, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për luftëtarët në rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyra të vëna nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithdijshëm dhe i Urtë.”
Ky ajet fisnik na mëson se tetë grupe janë ata që u jepet zekati e ata janë […]

Dyert e mirësisë (1)

Lavdëruar qoftë Allahu, ngaherë e përgjithmonë, e s’ka dyshim se Ai është i lavdëruar. Të Tij janë cilësitë më të përsosura, të cilat janë aq të madhërishme saqë skanë të krahasuar. Atij i takon falënderimi dhe lavdia, si në këtë botë ashtu edhe në amshim! Te Zoti ynë do të jetë kthimi i gjithçkaje, e […]

Zekati i Fitrit

Urtësia e ligjshmërisë së saj: Ajo është pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe punët e kota, është ushqim për të varfërit, dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për plotësimin e agjërimit. Zekati i fitrit është obligim për çdo musliman qoftë mashkull apo femër, i madh apo i vogël, i lirë apo rob, prej hadithit të Ibn Umerit që përmendëm pak më parë, ku thuhet në të: “Obligoi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit ndaj robit e të lirit, mashkullit e femrës, të voglit e të madhit prej muslimanëve” […]

Zekati dhe obligueshmëria e tij

Ai që nuk e jep zekatin duke mos e kundërshtuar në parim detyrimin udhëheqësi këtij njeriu duhet tia marrë zekatin me forcë si dhe gjysmën e pasurisë së tij në formë dënimi.
Behz bin Hakimi përcjell nga babai dhe gjyshi i tij se profeti as ka thënë: “Nuk ka dallim në shpërblim për paguesin me dëshirë, nëse devetë e tij janë të rritura apo të vogla. Por në qoftë se dikush nuk e paguan atë, atëherë do ti mirret atij bashkë me ½ e pasurisë së tij, kjo pasi është një e drejtë e Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhëruar dhe jo një e drejtë e familjes së Muhamedit.”