Musliman i Ri? Fillo Këtu

Dije se hyrja dhe pranimi i Islamit në zemrën tënde është mirësia më e madhe që Allahu i madhëruar të ka dhuruar. Këtë e kuptojnë dhe e përjetojnë çdo ditë ata që jetojnë në këtë fe madhështore. Dhe kështu urojmë që të ndodhë edhe me ty!

Hyrja në Islam duke pohuar shehadetin është hapi i parë dhe më i rëndësishëm. Pas kësaj, është e udhës të prezantohemi temat më të rëndësishme të kësaj udhe, të cilat janë:

  1. Kush është Allahut
  2. Kush është Profeti Muhamed
  3. Çfarë është feja Islame

Pasi t’i kemi lexuar temat më lartë, zgjerohemi më poshtë me tablonë e plot të fesë Islame që përbëhet nga:

Shtyllat e Besimit:

  1. Besimi në Allahun
  2. Besimi në të Dërguarit
  3. Besimi në Librat
  4. Besimi në Engjëjt
  5. Besimi në Ditën e Gjykimit
  6. Besimi në Caktimin

Shtyllat e Islamit:

  1. Dëshmia Islame
  2. Falja e Namazit
  3. Agjërimi i Ramazanit
  4. Dhënia e Zekatit
  5. Kryerja e Haxhit

Shtylla e Virtytit:

  1. Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë

Pasi të jemi familjarizuar me detajet kryesore të besimit dhe akteve që na fton ai që të kryejmë, është e rëndësishme të mësojmë se të gjitha adhurimet islame, të cilat kryejmë për të arritur kënaqësinë e Allahut, duhet të jenë të sinqerta për Allahun dhe të kryhen sipas formës që na ka mësuar i Dërguar i Allahut, Muhamedi. Që adhurimet të jenë të pranuara duhet të jenë të plota në përmbajtje dhe të sakta në formë. Rreth kësaj flasin temat e mëposhtme:

  1. Rëndësia e Sinqeritetit
  2. Rëndësia e Traditës Profetike

Pasi u njohëm me veprat e mira dhe mënyrën se si duhet t’i kryejmë ato, lipset që të njihemi tani edhe me punët e këqija kryerja të cilave na ul vlerën si njerëz dhe si besimtarë dhe na e vë në rrezik suksesin tonë në Udhën e Drejtë. Gjynahet ndahen në disa lloje dhe ndër më të mëdhatë janë:

  1. Shirku
  2. Vrasja
  3. Imoraliteti
  4. Vjedhja
  5. Alkoli

Në përvetësimin e temave hyrëse në fenë islame, ju urojmë rrugëtim të mbarë dhe të begatë si praktikant i fesë së pranuar tek Allahu i madhëruar dhe ju ftojmë të vazhdoni udhën e dijes me ne.

Loading...