Botime

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri – 4 –

(Fillimi i shfaqjes së shirkut) Thuhet, se për herë të parë në tokën e Mekës pas vdekjes së Ibrahimit khalilit, shirku është shfaqur prej Amër ibën Luhej El-Khuzaij. Ai është  personi të cilin pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e pa duke iu zvarritur zorrët në zjarr. Ai është i pari që […]

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri – 3 –

(Kërkimi i lutjes prej dikujt qoftë i gjallë apo i vdekur) Nëse ti thua: Kur ky e lut Allahun, Ai ia pranon lutjen atij më tepër se sa do ta pranonte nëse do ta lutja unë. Dhe ky është: Lloji i dytë: Që të mos kërkosh diçka prej tij dhe të mos e lutësh, por […]

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri – 2 –

(Mënyra e vizitës së varreve që përputhet me Sheriatin) Përsa i përket formës së vizitës, që përputhet me Sheriatin, ajo bëhet duke përshëndetur të vdekurin dhe duke lutur Allahun për të. Pra, si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i mësonte shokët e tij, që kur të vizitonin varret […]

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri – 1 –

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit (Teksti i pyetjes që iu drejtua Shejkhut të Islamit) Shejkhul-Islam Ahmed ibën Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë), u pyet për atë person që viziton varret dhe kërkon ndihmë nga i varrosuri. Këtë e bën ngaqë ai vetë është i sëmurë, ose i është sëmurë kali apo deveja e tij. […]

Mendimi më i zgjedhur në lidhje me disa cështje të agjërimit.

MUHAMED BIN UMER BAZMUL
Mendimi i zgjedhur në lidhje me disa cështje të agjërimit.

Parathënie
Vërtet hamdi i përket vetëm Allahut, Atë e falwnderojmë, i kërkojmë mbështetje dhe falje. I lutemi Allahut të na mbrojë nga të këqijat e veteve tona dhe të punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush që ta humbasë dhe atë që Allahu e humbet s’ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një i Pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.
E më pas: Fjala më e mirë është fjala e Allahut tebareke ue teala dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.
E më pas:
Këto janë disa çështje të bazuara në ixhtihad rreth të cilave ka mospajtim mes dijetarëve, që kanë të bëjnë me agjerimin dhe zekatin. I përmenda ato duke treguar mospajtimin e dijetarëve rreth tyre dhe duke zgjedhur atë mendim që mua më është dukur se është i sakti, duke u bazuar në arsyet e zgjedhjes së atij mendimi, arsye të cilat do t’i përmend në fund të çdo çështjeje inshAllah.
Me fjalën terxhihat (mendimet e zgjedhura) kam për qëllim diçka me kuptim më të gjerë se ajo që përmendin dijetarët e usulit në kapitullin e : Mospërputhjes dhe zgjedhjes së të saktit, sepse ata kanë për qëllim me zgjedhjen e mendimit më të saktë duke punuar me njërin argument dhe duke e lënë (zhvlerësuar) argumentin tjetër. Ndërsa ne, në këtë libër, kemi për qëllim kuptimin e mësipërm dhe gjithashtu një kuptim tjetër, ai është: të punuarit me të dy palët e argumenteve njëkohësisht duke bërë një lloj bashkimi dhe përputhje të mundshme mes tyre. çështjet e këtij libri do i trajtoj në bazë të argumenteve, ndërsa medhhebet e dijetarëve do i përmend si diçka dytësore dhe jo si diçka primare (në të cilën të bazohesh), duke bërë të qartë mënyrën e të argumentuarit me argumentin përkatës dhe në përgjtihësi do mjaftohem me përmendjen e argumentit më të fortë. çështjet që do të trajtojmë janë këto

Përse falem? – II –

Autor Abdurrauf El-Hanauij.

Prezantimi dhe aprovimi nga dijetari i nderuar:

Abdulaziz ibën Abdil-lah ibën Baz (Allahu e mëshiroftë).

Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Vazhdon ….

Së shtati : Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për namazin tonë, por jemi ne që kemi nevojë të falemi për Të, se Ai është më i Pasuri (i Lirë nga çdo nevojë). «O njerëz ! Jeni ju nevojtarë për Allahun, ndërsa Allahu është më i Pasuri ( i Lirë nga çdo nevojë ), Zotëruesi i gjithë lavdërimeve. Po të donte, Ai mund t’ju shkatërronte dhe sillte krijim të ri. Dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.» ( El-Fatir 15 -17 ).

Ai i krijoi njerëzit të zhveshur, këmbëzbathur, duarbosh, trupdobët dhe mendjengushtë, që nuk dallonin hurmën nga prushi dhe nuk zotëronin për vete asnjë dobi dhe asnjë dëm. Ai i ushqeu dhe i forcoi, i mbështeti me shëndet, logjikë dhe pasuri, u dhuroi gjithçka në qiej dhe tokë dhe u solli begatitë e Tij të dukshme dhe të padukshme.

A mos mendon, se pas këtyre gjërave të shumta që dhuroi (ndërkohë, që Ai është Sunduesi i çdo gjëje dhe në Dorë të Tij është gjithçka në qiej dhe tokë), të ketë nevojë për namazin tonë?Jo, kurrsesi, por namazi ynë është një njoftim i dukshëm i dashurisë që ne kemi për Të, është pohim për mirësitë e Tij dhe falënderim për begatitë e Tij. Atyre që shpërfillin çështjen e namazit, Allahu u ka dhënë begati siç na ka dhënë edhe neve, ndoshta u ka dhënë edhe më tepër, por ne e pohojmë mirësinë e Tij kurse ata e mohojnë. Ata harruan ditën e lindjes së tyre, ditën që nuk kishin asgjë. Ata janë të pavëmendshëm për ditën e vdekjes së tyre, ditën që do t’u lënë trashëgimtarëve të tyre atë, që grumbulluan, që të begatohen dhe t’u kërkohet llogari për të. Ata u treguan të guximshëm ndaj Allahut dhe përbuzën adhurimin e Tij, (kështu do të gjejnë gjynah). «Me të vërtet, se ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje, padyshim që do të hyjnë në xhehenem me poshtërim.» (Gafir 60).

Përse falem? – I –

Autor Abdurrauf El-Hanauij.

Prezantimi dhe aprovimi nga dijetari i nderuar:

Abdulaziz ibën Abdil-lah ibën Baz (Allahu e mëshiroftë).

Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka profet tjetër, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ecën me udhëzimin e tij deri në Ditën e Shpërblimit..!

Kjo është një broshurë e rëndësishme që titullohet: «Përse falem?» përgatitur nga vëllai ynë Abdurrauf El-Hanauij (Allahu ia shbërbleftë me të mira). Unë pas dëgjimit e vlerësova si broshurë të dobishme. Autori i saj trajton rëndësinë e faljes, kujdesin për ta falur në kohët përkatëse dhe mirësitë e shumta, që burojnë nga kryerja e saj. Në anën tjetër, autori (Allahu i dhëntë sukses) thekson dhe sqaron se lënia e faljes ose shpërfillja e saj, është gjynah tepër i madh dhe llogaria për të në Ditën e Kijametit do të jetë e vështirë. Të gjitha këto, autori i ka shkruar me një stil të këndshëm dhe të dobishëm.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që t’iu bëj dobi të gjithëve me të, sepse Ai është Ndihmuesi dhe i Plotfuqishmi për këtë.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin, të dërguarin dhe besnikun e shpalljes së Tij, profetin, imamin dhe zotërinë tonë Muhammed ibën Abdullah, mbi familjen, shokët dhe ndjekësit e Tij.

E shkruajti nevojtari për faljen e Zotit të tij, Abdulaziz ibën Abdilah ibën Baz. Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe kryetari i komisionit të dijetarëve të mëdhenj.

Këshillë për të rinjtë selefij I

Shejhu i nderuar Ibrahim bin Amir er Ruhajli

Falënderimet i takojne Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Këtë këshillë ua drejtoj të rinjve musliman prej ehli sunetit, duke kontribuar kështu në orientimin e muslimaneve dhe në përmirësimin e ehli sunetit, pasi ekzistojnë argumente të shumta që nxisin për këtë.

Shtysë për këtë këshillë është përçarja e thellë në të cilën jetojnë të rinjtë selefij në shumë prej vendeve islame, madje edhe në vende joislame ku jetojnë pakica muslimanësh. Shkak për këtë përçarje është kundërshtimi në disa çështje ideologjike dhe qëndrime praktike kundrejt disa kundërshtarëve, dhe çfarë rrjedh prej kësaj, si largimi e bojkoti, madje edhe armiqësimi dhe urrejtja mes ehli sunetit, derisa fitnet dhe rreziku i tyre kanë marrë përmasa të mëdha. Kjo gjë ka ndikuar në vazhdën e davetit për në sunet, madje shumë njerëz i ka penguar që ta përqafojnë atë, pasi njerëzit kishin filluar të drejtoheshin drejt saj në shumë prej viseve dhe vendeve.