Botime

Porositë e etërve për bijtë IV

Mësimi i gjashtëmbëdhjetë

Përgojimi, thashethemet, smira, zilia, mendjemadhësia dhe mashtrimi

O biri im! Të përmendësh vëllanë tënd në mungesë të tij, për diçka që veshët e tij nuk duan ta dëgjojnë është ves i ulët dhe i keq.

O biri im! Çdo njeri ka të meta, ashtu sikurse ti nuk do që të përmenden të metat e tua kur nuk je i pranishëm, po ashtu duhet ta ruash gjuhën tënde nga të metat e njerëzve kur nuk janë të pranishëm. Largoju përgojimit, o biri im, dhe largoju motrës së tij që është thashethemja. Mos vrapo për të shkatërruar njerëzit. Mos i thuaj askujt prej vëllezërve të tu, se filani ka thënë për ty kështu dhe kështu, apo se filani të akuzoi për këtë.

O biri im! Përgojimi dhe thashethemet janë prej veseve të njerëzve të ulët dhe të pacipë dhe nuk janë prej veseve të nxënësve të dijeve fetare. Prandaj, mos e ndot vetveten me këto vese të ulëta. «O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshimet. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Dhe mos përgjoni e përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirplotë.» ( El-Huxhurat 12 ).

Porositë e etërve për bijtë III

O biri im! Bëj kujdes, mos lë gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd, sepse Ai thotë në Librin e Tij të Lartë: «Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as që ata të më ushqejnë Mua. Vërtet që Allahu, është padyshim, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” (Edh-Dharijat 56-58).

O biri im! Përpiqu gjithnjë, ta kryesh faljen farz në kohën e saj me xhemat.

Kur të afrohet koha, shpejto të marrësh abdes dhe mos ngushto njeri në rrugë. Mos e shpërdoro ujin. Kur muezini të ketë thirrur ezanin, drejtohu nga kibla dhe fal sunetet që janë para farzit. Më pas ulu me prehje dhe qetësi, derisa të thirret ikameti. Falu në xhemat me frikërespekt dhe përulje. Dije mirë, se gjatë kohës që falesh po i drejtohesh duke thirrur Zotin tënd dhe duke qëndruar para Tij. Bëj kujdes, nga ngacmimet e shejtanit, nga e qeshura në prani të Mbrojtësit tënd dhe mos e angazho zemrën tënde me diçka tjetër veç thirrjes së Zotit tënd.

O biri im! Pasi të kryesh namazin farz, fal sunetet që janë pas, dhe bëj lutje të mira sa ta shohësh të arsyeshme. Kërko falje prej Zotit tënd, kërkoji Atij të të japë sukses, se Ai është Dhuruesi i të mirave dhe i Dijshmi.

O biri im! Nëse ke mundësi ulu në xhami vetëm duke qenë me abdes sepse xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Dhe nuk është prej edukatës të hysh në shtëpinë e Zotit tend, duke mos qenë i përgatitur për adhurimin e Tij.

O biri im! Masa e gjerë e muslimanëve i sheh nxënësit e dijes me respekt dhe u duket e madhe çdo gjë e vogël që buron prej tyre. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, që të mos lëshohen gjuhët e masës së gjerë të popullit tek ti. Mos e ço zërin në xhami, sepse këtë gjë kur e bën dikush nga masa e gjerë e popullit është e shëmtuar, por kur e bëjnë nxënësit e dijes është edhe më e shëmtuar. Mos bëj fjalë me asnjë nga vëllezërit e tu dhe mos u grind me asnjë prej tyre. Mos pengo dhe mos ngushto asnjë musliman që të adhuroj Zotin në shtëpinë e Mbrojtësit të tij.

Porositë e etërve për bijtë II

Autor Shejkh Muhammed Shaakir.

Shejkhu i dijetarëve të Aleksandrisë në të kaluarën

1282 – 1358 H.

Mësimi i gjashtë

Edukata e kërkimit të dijes së nderuar

O biri im! Vrapo në kërkimin e dijes me zell dhe dëshirë të zjarrtë. Përpiqu të mos humbasësh asgjë nga koha jote pa përfituar në të ndonjë çështje.

O biri im! Lexoji mirë mësimet që ke në program para se t’i dëgjosh nga mësuesi në orën e mësimit. Nëse ndonjë çështje nuk e kupton, atëherë mos nguro t’ia paraqesësh ndonjërit prej vëllezërve të tu, që të marrësh pjesë me të në kuptimin e saj. Mos kalo nga një çështje tek tjetra para se të përvetësosh mirë çështjen e parë. Nëse mësuesi të cakton ndonjë vend për t’u ulur gjatë mësimit, mos u ul në një tjetër vend. E nëse dikush prej vëllezërve ulet aty, mos u grind me të dhe mos e fyej, por mund ta shpiesh çështjen tek mësuesi yt, që ai ta çoj atë dhe të të ulë ty në vendin tënd.

O biri im! Kur mësuesi fillon të shpjegojë mësimin, mos u merr me diçka tjetër dhe mos bisedo me vëllezërit e tu. Dëgjo me vëmendje dhe përqëndrim atë që thotë mësuesi, dhe mos e ngarko mendjen tënde me diçka tjetër jashtë mësimit. Nëse has ndonjë paqartësi gjatë shpjegimit të një çështjeje, mos nguro, por kërko nga mësuesi me edukatë dhe mirësjellje përsëritjen e saj. Dhe bëj kujdes, mos ia ço zërin mësuesit tënd dhe as mos e shpërfill atë, nëse ai të shmanget e nuk e kthen kokën tek fjala tënde.

O biri im! Kur nxënësi del jashtë kontrollit para mësuesit të tij, atëherë bie vlera e tij tek mësuesi dhe tek vëllezërit, madje ai meriton të edukohet dhe të ndëshkohet për sjelljen e tij të pahijshme.

O biri im! Nëse nuk e respekton mësuesin tënd më tepër se babanë tënd, atëherë nuk ke për të përfituar asgjë nga njohuritë e tij dhe as nga mësimet e tij.

O biri im! Stolia e dijes është thjeshtësia dhe edukata. Kush thjeshtësohet për Allahun, Ai ka për ta ngritur dhe ka për ta bërë të dashur tek krijesat. Ndërsa kush tregohet mendjemadh dhe i paedukatë, Allahu ka për ta bërë të urryer tek njerëzit. Saqë rrallë mund të gjendet ndonjë njeri që e nderon dhe që tregon mëshirë ndaj tij.

Porositë e etërve për bijtë I

Autor, Shejkh Muhammed Shaakir.

Shejkhu i dijetarëve të Aleksandrisë në të kaluarën

1282 – 1358 H.

Parathënia e autorit

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

Paqja dhe bekimi qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, zotërinë e pejgamberëve dhe të dërguarve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Këto janë mësime parësore rreth moralit të pëlqyeshëm, të cilat i vendosa për nxënësit e diturive fetare. Kam mbledhur prej moralit aq sa i nevojitet nxënësit të dijes në fillimet e tij, që nëse i jep Allahu sukses, shpresohet që t’i bëj dobi Allahu me anë të tij shumë krijesave të Tij. Allahu është Dhuruesi i mirësive dhe Udhëzuesi në rrugën e drejtë.

Mësimi i parë

Këshillat e mësuesit për nxënësin e tij

O biri im! Allahu të dhëntë dije dhe sukses për punën e mirë! Ti për mua je në gradën e birit tek babai i tij.

Mua më gëzon fakti të të shoh me shëndet të mirë dhe të kesh dhunti për kuptimin e gjërave. Të jesh me zemër të pastër, me moral të përkryer, duke ruajtur virtytet. Të jesh larg fjalës së ndyrë dhe të kesh sjellje të mirë. Të jesh i dashur tek vëllezërit e tu, të përkrahësh të varfërit, të mëshirosh të dobëtit, të falësh gabimet e të tjerëve dhe të tolerosh të tjerët. Të mos jesh i shkujdesur me namazin tënd, dhe të mos lësh gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd.

O biri im! Nëse e pranon këshillën e këshilluesit, atëherë unë jam më parësori që duhet t’ia pranosh këshillën.

Unë jam mësuesi yt dhe edukuesi i shpirtit tënd. Ti nuk do të gjesh ndonjë më të përpiktë se unë për dobinë tënde dhe rregullimin tënd.

O biri im! Unë jam këshillues besnik për ti, prandaj, pranoje atë që do të ta paraqes prej këshillave. Puno me to në praninë time, puno me to me vellëzërit e tu dhe me veten tënde.

O biri im! Nëse nuk do të punosh me këshillën time në vetminë tënde, atëherë do të punosh rrallë me të me vëllezërit e tu.

O biri im! Nëse nuk më merr mua si shembull, atëherë kë do të pranosh?! Për çfarë do të tregosh zell në uljen para meje?!

Baza të Sunetit dhe Akides

Ka thënë Abdurrahman ibnu Ebi Hatim : “Kam pyetur babain tim dhe Ebu Zur’an – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – për medhhebin e Ehli Sunetit ne bazat e fesë dhe se çfarë mendimi kanë pasur dijetarët para tyre të çdo ane qofshin ata dhe se cila është akidja e tyre? Mu përgjigjën […]